Kurti: Thaçi dëshiron ta zëvendësojë Gjermaninë me Rusinë

Këtë javë i ftuar në emisionin Argument Plus ishte kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti

Edhe takimi i presidentit Hashim Thaçi me presidentin rus Vladimir Putin ishte pjesë e bisedimit me kryetarin e Vetëvendosje.

Ky i fundit deklaroi se presidenti duhet ta ndërpres aventurën e tij, dhe Kuvendi të distancohet prej tij. Sipas Kurtit duhet gjykuar e dënuar kjo ndërmarrje e këtij presidenti.

Sipas Kurtit ky akrobacion i rrezikshëm i presidentit synon që Gjermaninë njërin prej aleatëve më të rëndësishëm të Kosovës, ta zëvendësojë me Rusinë, shkruan rtv21.tv.

Kurti shton se në këtë drejtim nuk e ka popullin me vete, e kjo u pa edhe me 29 shtator në protestën masive.

Kurti përshkroi masën e protestuesve si racionale, të përgjegjshme dhe paqësore, përkundër presidentit që është i papërgjegjshëm, i dhunshëm dhe irracional./21Media

Back to top button