Kurti thotë se greva po përdoret si armë kundër tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se opozita po e përdor grevën si armë kundër tij.
Ai në foltoren e Kuvendit iu referua fjalimeve të deputetit të AAk-së Pal Lekaj dhe atij të PDK-së, Ferat Shala.
“Në thelb të gjithë kësaj është lloj mosnjohje kronike e rezultatit të 14 shkurtit të vitit të kaluar. Ky është problemi, por duhet të tejkalohet, nuk kam çfarë të bëjë, populli ka votuar. Hallin këta e kanë që unë jam kryeministër e jo që nxënësit nuk po shkojnë në shkolla. Ky është halli kryesor, greva po përdoret si armë kundër kryeministrit. Ky është synimi i qartë që u shpalos nga këta dy deputetë sot”, tha Kurti.
Ai tha se në takimin e 13 shtatorit me Këshillin Grevistë, pos që kishte ofruar që të paralajmërojnë bashkë se po shkon në dëgjim publik
Projektligji për paga, kishte ofruar edhe tri gjëra: 10 milionë euro shtesë për barna esenciale, reformën për skemë sociale që të hiqet kriteri i 15 vjetëve përvojë. Por thotë se prapë ishte refuzuar.
“Ne na thanë se konsultohemi me anëtarësinë, e menjëherë pas takimit për media thanë se greva po vazhdon. Nuk thanë se vazhdojnë konsultimet, por greva vazhdon”, deklaroi kurti Kurti.
Ndërkohë shtoi se BSPK-ja paralajmëroi grevën e përgjithshme në momentin kur ai u nis në Bruksel për të biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq./21Media

Back to top button