Kurti thotë se ka prova të inicohen procedurat për shkarkimin e Thaçit

Kurti thotë se Thaçi ka bërë shkelje të rënda kushtetuese

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me publikimin e marrëveshjes që kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi kishte arritur me NATO-n në vitin 2013, ka publikuar edhe një opinion të tij përmes së cilit vjen në përfundim se Thaçi kishte kryer shkelje të rëndë të Kushtetueses.

“Duke marrë parasysh provat ne dispozicion te Zyrës se Kryeministrit, si dhe dispozitat relevante të Kushtetutës se Republikës se Kosovës, ekzistojnë baza të mjaftueshme për të konstatuar prima facie se presidenti Thaçi, gjatë kohës kur ishte kryeminister, ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës dhe se kryerja e këtyre shkeljeve justifikon inicimin e procedurës kushtetuese për shkarkimin e tij nga pozita e presidentit te Republikës se Kosovës.“, thuhet në përfundimi opinionit  nga Zyra ligjore e kryeministrit dërguar kryeparlamentares, Vjosa Osmani.

 

Në marrëveshjen e Thaçit me NATO-n të publikuar nga Kurti ndër tjerash thuhet se” “FSK do të ketë mundësi të ndërmarrë misione në veri të kosovës vetëm në bashkëveprim me KFRO-n”./21Media

Back to top button