Vetëvendosje sonte në Debat Pernime

Vetëvendosje sonte në Debat Pernime

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti sonte në “DebatPernime” prezantoi planin ekonomik, në rast që ai dhe partia e tij do të vinin në pushtet.

Kurti tha se e kanë në plan që ndërmarrjet shoqërore t’i shpëtojnë nga privatizimi dhe likuidimi ndërsa ndërmarrjet publike t’i shpëtojnë nga nepotizmi dhe privatizimi, përcjell portali rtv21.tv.

“Të parat të ia marrim AKP-së me që rast i pushon mandati AKP-së dhe të dytat të ia marrim qeverisë meqë rast qeveria në këtë mënyrë bëhet më e vogël, por shteti bëhet më i fortë.”, tregoi Kurti.

Ai tutje shtoi se pretendojnë që të krijojnë një fond sovran investues i cili është model i marrë nga Polonia. Po ashtu Kurti prezantoi edhe planin për Bankën Zhvillimore. Sipas Kurtit kjo do t’i ndihmonte bizneset.

Kurti po ashtu përmendi edhe sundimin e ligjit si një element për ekonomi të qëndrueshme.

“Ne në kuadër të alternativës sonë qeverisëse e kemi edhe shtetin e së drejtës që nënkupton që fillon prokuroria të bëhet aktive jo të ngelet pasive në kallëzimin e veprave penale të viktimave të shumta të paqes në Kosovë por ajo bëhet aktive dhe hulumton krime të ndryshme jo vetëm ekonomike.”, tha Kurti.

Sipas tij kjo do të ndikonte që edhe investimet përfshirë ato të mërgatës do të shtoheshin në Kosovë ./21Media