“Si kryeministër nuk do të dëshiroj që të shohë një opozitë siç ishte Vetëvendosja dikur"

“Si kryeministër nuk do të dëshiroj që të shohë një opozitë siç ishte Vetëvendosja dikur”

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një tubim elektoral me mërgatën në Berlin të Gjermanisë, ka thënë se partia e tij do t’i fitojë zgjedhjet.

“Si kryeministër nuk do të dëshiroj që të shohë një opozitë siç ishte Vetëvendosja dikur. Aksionet tona në kuvend kanë qenë kundër bosnjëzimit të Republikës së Kosovës. Për të gjitha veprat kundërvajtëse unë kam mbajtur burg për dallim prej këtyre që zhvatën milionat dhe i gëzojnë ato pa asnjë ditë burg”, ka thënë Kurti në një intervistë për Deutsche Welle.

I pyetur se a është i mundur një koalicionin me LDK-në dhe a pranon edhe ndonjë post tjetër përveç kryeministrit, Kurti ka thënë se me 6 tetor partia e tij do t’i fitojë zgjedhjet.

“Më gjashtë tetor ne fitojmë dhe përveç se unë bëhem kryeministër, Vjosa Osmani bëhet kryeparlamentare”, ka thënë Kurti./21Media