Kurti foli edhe për koalicionin potencial me LDK-në

Kurti foli edhe për koalicionin potencial me LDK-në

Takimin trepalësh të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Ohër, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtie quan të nxituar.

Sipas Kurti , Shqipëria zyrtare është dashur të presë të formohet qeveria e re e Kosovës, e jo të nxitohet me takime në Novi Sad e Ohër.

Për kandidatin për kryeministër të Kosovës, projekte të tilla Shqipëria duhet të nisë me Kosovën dhe jo me Serbinë.

“Një lloj vrapi në Novi Sad dhe në Shkup, është gabim në hapa. Nuk nis me Serbinë kjo punë. Nis Kosovë-Shqipëri, vazhdon Kroaci-Bullgari, vazhdon Sarajevë zyrtare, Podgoricë zyrtare, Shkup zyrtar e Beogradi në fund. Sepse i tillë çfarë është ai i pa penduar për luftërat dhe krimet e shkaktuara në luftim të vazhdueshëm me Moskën e Putinit nuk mund të ketë. Rrjedhimisht mendoj që edhe mbledhja e Novi Sadit edhe mbledhja e Ohrit ishin gabim në hapa. Shqipëria zyrtare u ankua se nuk ka pasur qeveri të denjë në Kosovë, për bashkëpunim çfarë ajo ka dashur, e ka qenë e nevojshëm për të gjithë neve. Meqenëse ka pritur Shqipëria zyrtare për një qeveri të denjë të Kosovës shumë vjet, ka mundur të pres edhe pak javë që të formohet kjo qeveri, e të bashkëpunojmë siç dum të gjithë ne. Unë nuk e kuptoj pse kjo nguti, pse ky nxitim me Novi Sad e me Ohër e nesër në Durrës, kur jemi ne prag të formimit të Qeverisë së Kosovës. Nëse kanë pritur shumë vite është dashur të presin edhe pak javë”, u shpreh Kurti.

Kurti nuk komentoi arsyet që kanë qenë na ankesën e Vetëvendosjes dorëzuar në Supreme lidhur me votat serbe.

“Tash e ka fjalën Gjykata Supreme dhe i kanë ngelur diku 48 orë asaj që më së largu të marrë vendimin meritor për çështjet e ngritura. Për këto nuk është e përshtatshme që të flas unë tash. Ajo çfarë mund të them unë tani është transuar përfaqësuesi ynë në KQZ dhe në njërën anë kanë folur dhe le të flasin ata të cilët u ankuan individualisht”, tha Kurti.

Kurti po ashtu foli edhe për koalicionin potencial me LDK-në, tha se bisedimet për harmonizimin e programit janë kryer 80%

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe pretendenti për udhëheqje të qeverisë, Albin Kurti tha se më 6 tetor, qytetarët kanë vendosur për ndryshim politik dhe se kanë treguar se kush duhet të udhëheq me shtetin.

Ai tha se në bisedimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për harmonizim të programit qeverisës janë kryer 80 përqind e saj. E derisa është pyetur për ndarje të ministrive, dhe kur do të takohet me kryetarin e LDK-së, ai deklaroi se do të ndodhë një gjë e tillë, sepse siç shprehet ai populli ka përcaktuar këtë.

“Ne për këto gjëra kemi mundur të flasim para 6 tetorit, në fakt edhe para 6 shtatorit kur kemi dorëzuar listat si subjekte të veçanta, mirëpo ky është verdikti i popullit ai që ka përcaktuar shumë gjëra. Ajo çfarë ne kemi bërë në ndërkohë është një kulturë e re e formimit të Qeverisë para se ta kemi kulturën e re qeverisëse. Kemi diskutuar për temat, për çështjet. Kemi harmonizuar programin e përbashkët qeverisës dhe kjo është kryer mbi masën 80 përqind, dhe unë jam shumë i lumtur për këtë gjë. Ka ngelur edhe pjesa tjetër që është ndarja e përgjegjësive, funksioneve, pozitave, pra ministrive bashkë me kryetarin e LDK-së, ne natyrisht që edhe do të takohemi dhe do të merremi vesh, sepse populli na i ka përcaktuar dhe përkufizuar një gjë të të tillë”, tha ai.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë u mbajtën më 6 tetor në 38 komuna në 895 qendra të votimit me 2545 vendvotime. Nga këto zgjedhje e para doli Lëvizja Vetëvedosje, ndërsa menjëherë pas saj radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës./21Media