Sipas Kurtit, ndryshimi është nevojë jetike

Sipas Kurtit, ndryshimi është nevojë jetike

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se zgjedhjet e reja në Kosovë janë aq të nevojshme. Sipas tij, në këtë situatë që ndodhet vendi, ndryshimi është nevojë jetike.

“Çdo i treti banor i Kosovës ka qasje të vështirë në kujdesin shëndetësor, kurse çdo i pesti nuk kërkon shërbime edhe në rast të sëmundjes, për shkaqe ekonomike. Vdekshmëria e foshnjeve në Kosovë është katërfish më e lartë sesa mesatarja në Bashkimin Evropian. Çdo i nënti fëmijë në Kosovë punon, ndërkaq vetëm çdo e teta grua ka një vend pune. Kosova i ka 34 ligje për mbrojtje sociale por pak zbatohen. Shteti ynë nuk vuan nga ligjet e këqija sa nga pushteti i keq dhe institucionet e dobëta.”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Më tej Kurti ka shkruar se institucionet e shtetit duhet t’i përgjigjen nevojave të shoqërisë, e jo vetëm interesit privat e partiak.

“Investimet në ekonomi zhvillimore kanë rënë, gjersa korrupsioni nëpër ndërmarrje publike është rritur. Institucionet e shtetit janë përgjigja për nevojat e shoqërisë dhe të drejtat e qytetarëve, e jo shans për interesat private dhe partiake. Ndryshimi tashmë nuk është zgjedhje, por nevojë jetike. Andaj, zgjedhjet e reja janë aq shumë të nevojshme.”, ka shkruar më tej lideri i VV-së./21Media