Kurti vizitoi Rogovën e Hasit

Kurti vizitoi Rogovën e Hasit

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti premton se nëse ai do të vjen në krye të qeverisë, do të iu jep rëndësi prodhimeve vendore.

“Pas 6 tetorit, Kosova i kthehet vetes, qytetarëve të saj dhe prodhimeve vendore. Masat nga programi ynë për rimëkëmbjen e bujqësisë do t’ia kthejnë rendimentin arës, tregun bujkut dhe bereqetin Kosovës.”, shkroi Kurti në Facebook.

Ai këto komente i bëri pasi vizitoi sot Rogovën e Hasit. Tutje Kurti u shpreh se arsyeja pse njerëzit që i duhen Kosovës janë nëpër shtetet evropiane është për shkak qeverive të korruptuara./21Media

Në vizitë tregut të Rogovës së Hasit

Toka e berqetshme dhe tradita bujqësore, bëjnë që Rogova e Hasit dhe i gjithë rajoni i Anadrinit të quhet hambar i Kosovës. Bujqit dikur, prodhimet e veta i kanë eksportuar në të gjitha tregjet e ish Jugosllavisë, ndërsa sot për shkak qeverive të korruptuara, eksportojmë njerëzit tanë të vyeshëm për në shtetet e BE-së. Pas 6 tetorit, Kosova i kthehet vetes, qyetarëve të saj dhe prodhimeve vendore. Masat nga programi ynë për rimëkëmbjen e bujqësisë do t'ia kthejnë rendimentin arës, tregun bujkut dhe bereqetin Kosovës.

Gepostet von Albin Kurti am Samstag, 28. September 2019