Capital T me mesazh sensibilizues

Capital T me mesazh sensibilizues

Emra të shumtë të skenës kanë dalë me mesazhe sensibilizuese për shkak të panikut të krijuar nga koronavirusi në Kosovë. Ndër ta edhe reperi i njohur, Capital T i cili përmes një videomesazhi u mundua t’i vetëdijësojë qytetarët për të qëndruar të qetë dhe për t’i respektuar këshillat që u dhanë nga ekspertët, transmeton rtv21.tv 

Ky mesazh siç duket i ka lënë përshtypje kryeministrit Albin Kurti, i cili e shpërndau në llogarinë e tij në Instagram. E falënderoi Trimin për këtë mesazh sensibilizues.

“Shumë herë ju kam thirrë t’dilni n’protesta. Tash është trimni t’qëndroni n’shpi. T’falemnderit Trim Ademi”, shkroi ai krahas videos.

Në Kosovë janë konfirmuar pesë raste me koronavirus./21Media