Kurti i shpërndan video-mesazhet e personazheve publike

Kurti i shpërndan video-mesazhet e personazheve publike

Personazhe të shumta po qëndrojnë pranë qytetarëve me mesazhe sensibilizuese pas panikut të krijuar për shkak të koronavirusit. Në mesin e tyre edhe Vasfije Krasniqi – Goodman, Adriana Matoshi, Rita, Ramë Lahaj, e emra të tjerë. Me moton “Rri n’shpi”, emra të njohur po mundohen ta sensibilizojnë publikun se duhet të qëndrojnë në shtëpi si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit, transmeton rtv21.tv

Kryeministri i Kosovës ka shpërndarë në llogarinë e tij në Instagram këto videomesazhe dhe i ka falënderuar ata për kontributin.

 

View this post on Instagram

 

Edhe këtë sfidë do e tejkalojmë. Rri n’shtëpi dhe kujdesu për veten. @adrianamatoshi

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_) on

 

View this post on Instagram

 

Pa panik, t’i pastrojmë duart sa më shpesh dhe të qëndrojmë në shtëpi me më të dashurit tanë. @ritaora

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_) on

Edhe kryeministri i Kosovës sot ka dalë me një video-mesazh sensibilizues, teksa ka kërkuar nga qytetarët të ruajnë pastërtinë në maksimum dhe të rrinë nëpër shtëpitë e tyre, teksa ka falënderuar të gjithë mjekët që po bëjnë çmos për shëndetin e të prekurve me koronavirus.

Në Kosovë janë konfirmuar 15 raste me koronavirus./21Media