Kancelari austriak në Prishtinë

Kancelari austriak në Prishtinë

Austria do ta mbështesë çfarëdo marrëveshje që arrihet në mes Kosovës dhe Serbisë, edhe nëse aty përfshihen shkëmbimi i territorit apo korrigjimi i kufijve ka deklaruar kancelari Austriak Sebastian Kurz gjatë vizitës në Prishtinë. Ai tha se pa normalizim të raporteve Kosovë-Serbi, pa një marrëveshje paqësore as Kosova dhe as Serbia nuk do të kenë të ardhme të sigurt evropiane. Ndërsa, sa i përket liberalizimit të vizave kancelari Kurz nuk ka dhënë një datë se kur do të ndodh liberalizimi. Tha se ka shumë vende të Bashkimit Evropian që ende janë skeptike për këtë proces./21Media