Kurz: Austria është shtet mik i Kosovës

Kurz: Austria është shtet mik i Kosovës

Kancelari austriak Sebastian Kurz ka thënë sot se Austria e ka pranuar pavarësinë e Kosovës dhe ai qëndrim nuk do të ndryshojë.

Ai para mbedhjes së Qeverisë ka thënë se Austria është shtet mik i Kosovës dhe mbështet Ballkanin Perëndimor e po ashtu normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Deklarata e Kurz-it  vjen pasi që zëvendësi i tij Heinz-Christian Strachea kishte  deklaruar ditë më parë për mediat serbe se Kosova është pjesë e Serbisë.