Populistët e ish-kancelarit austriak Sebastian Kurz fituan bindshëm sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Populistët e ish-kancelarit austriak Sebastian Kurz fituan bindshëm sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Partia OEVP e Kurz fitoi 37,1% të votave, ndërkohë që e djathta ekstreme ra ndjeshëm.

SPOE ndodhet në vendin e dytë me 22,5%, përpara nacionalistëve të FPOE me 16,7%, që ndiejnë kështu skandalin e Ibizas.

“Ishim të bindur që do të merrnim këtë rezultat të mrekullueshëm, por këto përfundime nuk e prisnim’’, deklaroi Kurz.

“Zakonisht nuk më mungojnë fjalët, por sot jam shumë pranë’’, bëri shaka ai.

“Do të bëjmë më të mirën për këtë vend të bukur’’, theksoi ai.