Ministri i Jashtëm i Austrisë këmbëngul

Ministri i Jashtëm i Austrisë këmbëngul

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz, duke folur pas fjalimit vjetor që mbajti kryetari i Komisionit të Evropës,Jean-Claude Juncker, rreth gjendjes në Bashkimin Evropian, tërhoqi vërejtjen se unioni nuk guxon të lejoi krijimin e një vakumi në Ballkan.

Me anë në një komunikate, Kurz nënvizoi se në fqinjësi të unionit, Ballkani Perëndimor përballet me rrezikun e radikalizimit dhe migracionit ilegal.

Stabiliteti dhe siguria mund të garantohen vetëm me një perspektive të besueshme evropiane. Bashkimi Evropian nuk guxon të lejoi kurrfarë vakumi në Ballkan, i cili do të mund të plotësohej nga ndonjë aktor tjetër, tërhoqi vërejtjen Kurz.

Për dallim nga Ballkani, Kurz është i mendimit se për shkak të zhvillimeve në vend, Turqia nuk mund të ketë kurrfarë perspektive për anëtarësim në union dhe kërkoi ndërprerjen e bisedave për anëtarësim me Ankaranë./21Media