Mbrojtësi i Paris Saint-Germain ka qenë objektiv i disa kriminelëve në Francë

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain ka qenë objektiv i disa kriminelëve në Francë

Pas Mathieu Valbuenas, tani Layvin Kurzawa ka qenë viktimë e një shantazhi në Francë.

Në një video mbrojtësi i majtë i Paris Saint-Germain, shfaqet duke kritikuar publikisht trajnerin Didier Deschamps teksa ndodhej në një bar me një mik të tij.

Siç bëjnë të ditur mediat franceze një grup i organizuar prej pesë personash janë vënë nën pranga për shantazh ndaj 25-vjeçarit francez. Të arrestuarit i kanë kërkuar lojtarit një shifër prej 100.000 eurosh për të mos e bërë publike këtë video.

Kurzawa ka lajmëruar menjëherë policinë dhe departamenti që merret me çështjet e luftës kundër krimit të organizuar ka zbuluar personat e përfshirë në këtë shantazh.

Tre të dyshuar janë kapur në flagrancë teksa i kishin zënë pritë Kurzawas në dalje të shtëpisë për të marrë shpërblimin e kërkuar. Dy të tjerë janë arrestuar më vonë të akuzuar si bashkëpunëtor.