Kusari – Lila konfirmon: Thaçi ka diskutuar shkëmbimin e territoreve me Vuçiqin!

Në emisionin “Argument Plus”, sonte e ftuar ishte kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari – Lila

Ishte folur shumë për idenë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për korrigjim kufijsh, që u quajt edhe si ndryshim kufijsh e shkëmbim kufijsh në debatet e shumta që u bënë mbi këtë temë.

Mimoza Kusari – Lila gjatë intervistës së saj në emisionin “Argument Plus” në Radiotelevizionin 21, ka konfirmuar se një zyrtar i lartë i një shteti të huaj i ka thënë asaj se është diskutuar për territore dhe harta, shkruan rtv21.tv.

Sipas saj një person me kredibilitet në diplomacinë ndërkombëtare i ka konfirmuar asaj se është diskutuar shkëmbimi i territoreve mes presidentit Thaçi dhe Vuçiq.

E tani, sipas Kusari-Lilës, delegacioni shtetëror bëhen qesharakë duke deklaruar se presidenti nuk ka biseduar asnjëherë për shkëmbim të kufijve, duke theksuar se kjo është një farsë e madhe e presidentit Thaçi por tash edhe ekipit negociator që po bijnë pre e të pavërtetave të presidentit për këtë çështje./21Media

Back to top button