Kusari Lila: Osmani të ketë më tepër prezencë dhe zë në bisedime LVV- LDK

Sipas Kusari Lilës, Vjosa Osmani duhet të ketë më shumë prezencë në negociata

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari Lila, tha në Argument Plus në RTV 21 se si grua në politike i është gëzuar kandidimit të Vjosa Osmanit për kryeministre të Kosovës.

Megjithatë Kusari Lila u shpreh se Osmani duhet të jetë më e zëshme ne negociatat mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e kolacionit qeverisës.

“Besoj që për të vazhdu për të shty përpara interesin por edhe besimin e gjithë atyre qytetarëve që e kanë votuar në aspektin kolegial them që duhet të ketë më tepër e para prezencë dhe e dyta më tepër zë në këtë proces të rëndësishëm për Kosovën, duhet të jetë zëri i saj që dëgjohet më shumë.”, tha ajo./21Media

 

Back to top button