Kusari-Lila: Shefi i AKI-së të largohet vetë me pak dinjitet

Kusari-Lila: Shefi i AKI-së të largohet vetë me pak dinjitet

Pas raportimeve në media se shefi i Agjencionit Kosovar për Inteligjencës, Driton Gashi nuk do të largohen nga detyra, ndërsa ministri i Punëve të Brendshme do të dorëhiqet, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

Ajo tha se nëse ndodhë dorëheqja e Sefajt atëherë vuloset kapitullimi i Qeverisë dhe vetë kryeministrit Haradinaj.

Kusari-Lila tha se Gasjo dijet të largohet vetë nga detyra.

Postimi i plotë:

Në rast se ndodh dorëheqja nga Ministri Sefaj dhe mbetja në detyrë e shefit të AKI-së, Driton Gashit, atëherë vuloset me të dyja këmbët dhe duart kapitullimi i:

1. Rendit dhe shtetit ligjor të Kosovës
2. Kryeministrit Haradinaj dhe Qeverisë së tij
3. AKR-së si partner qeverisës me çmim të lartë të hyrjes në Qeveri dhe devalvim të shpejtë të saj në të Kosova, po e ndryshon rendin Kushtetues në sakrificën e gjashtë shtetasve turq, të cilët u bënë kurban të demokracisë tonë, por të cilët pa dëshirën e tyre, futen në lëvizje në Kosovë mekanizmin për ndryshimet e shumë pritura nga të gjithë.
Me qetësi dhe maturi duhet të ecim drejt cakut për kthimin e Republikës funksionale parlamentare. Pazareve dhe kompromiseve e shtrenjta në kurriz të Kosovës dhe qytetarëve të saj iu erdh fundi.

Shefi i AKI-së të largohet vetë me pak dinjitet (nëse i ka mbetur sadopak) se sa të nxjerret jashtë nga aty i turpëruar së shpejti.
Ata që ishin pjesë e deportimit të shtetasve turq do t’i pret përgjegjësia penale, jo vetëm institucionale./21Media