Kusari-Lila uron të mos ketë mungesa të koordinimit të institucioneve

Kusari-Lila këshillon kolegët e saj të bashkëpunojnë për dialogun

Deputetja Mimoza Kusari-Lila tha se qeverisja e kaluar pati një pikë të ulët në politikën e jashtme, si ndërprerja e raporteve të Kosovës me disa vende, shkaku i fushatës anti-kosovare të Serbisë dhe si rezultat i kësaj ka urgjencë në shumë çështje si brenda dhe jashtë.

Ajo uroi që Qeverinë Kurti të mos e përcjellë mungesa e koordinimit te institucioneve.

Kemi parë që në ish qeverisje ka pasur mungesë të koordinimit dhe ka pasur qëndrime të ndryshme… dhe është shumë e rëndësishme për një shtet që politika e jashtme të ketë një vijë dhe ajo të përcjelljet nga të gjithë përfaqësuesit e saj institucional”, theksoi Kusari-Lila.

Sa i përket një uniteti pozitë-opozitë për dialogun Kosovë-Serbi, deputetja tha se ditët e ardhshme duhet të jenë në ndërtimin e komunikimit dhe bashkëpunimit, në mënyrë që dialogu të ketë një strategji dhe platformë që vendimet të cilat merren të jenë të mbështetura me synim normalizimin e raporteve dhe mbylljen e plagëve të hapura për shqiptarët e Kosovës./21Media

Back to top button