Një film për komandantin legjendar Adem Jasharin, po përgatitet nga regjisori dhe skenaristi Luan Kryeziu

Një film për komandantin legjendar Adem Jasharin, po përgatitet nga regjisori dhe skenaristi Luan Kryeziu

Ende pa përfunduar përgatitjet për film, ka shumë të interesuar për rolin e ikonës kosovare, e një ndër ta është edhe Rade Serbedzija, një aktor i lindur në Kroaci, mirëpo me nënshtetësi serbe.

Regjisori Kryeziu menjëherë ka refuzuar gatishmërinë e Serbedzijas për të luajtur këtë rol të rëndësishëm, për shkak të nacionalitetit të tij.

Megjithatë, Rade është një nga aktorët më të famshëm të Ballkanit, duke u paraqitur në shumë filma hollivudianë. Ai ishte edhe një nga aktorët më të famshëm jugosllavë në vitet 70të dhe 80të, shkruan rtv21.tv.

Ai njihet ndërkombtarisht për paraqitjet e tij fantastike në rolet dytësore, në filma shumë të famshëm si Harry Potter and the Deathly Hollows: Part 1, X-Men: First Class, The Saint dhe Mission Impossible 2. Ai gjithashtu kishte rol negativ në filmin Taken 2 krahas aktorit Liam Neeson.

Aktori 71 vjeçar gjithashtu është paraqitur edhe në seriale shumë të famshme amerikane, si: 24, CSI: Miami e Downton Abbey.

Rade është një aktor që njihet në të gjithë botën, por rëndësia historike e komandantit Adem Jashari, ka bërë që ai të jetë i interesuar për një rol në një film kosovar.

Vlen të ceket se aktori veteran ka fituar 7 çmime nga 10 sa ishte nominuar në festivale ndërkombëtare./21Media