Kush është autori i sulmit terrorist në Londër

Sulmi në Londër

Policia britanike ka zbuluar detaje nga sulmi terrorist që la në Londër 2 të vrarë dhe 3 të plagosur me thikë.

Autori është 28-vjeçari, i cili u qëllua për vdekje të premten nga forcat e rendit. Ai ishte liruar nga burgu dhjetorin e kaluar dhe mbahej nën monitorim elektronik.

Sulmi i të premtes u regjistrua rreth orës 2 të mesditës përgjatë urës së Londrës. Autori 28-vjeçar po merrte pjesë në një event universitar mbi kriminologjinë, kur nxori dy thika dhe nisi të godasë për vdekje të pranishmit. Khan ishte dënuar në vitin 2012 pasi kishte planifikuar sulm me bombë në bursën e Londrës dhe ngritjen e një kampi xhihadistësh në Pakistan. Ekstremisti ishte pjesë e grupit me 9 persona që vepronin në urdhrat e “Al-Kaedës”.

Kryeministri, Boris Johnson theksoi se politika e lirimit para kohe të terroristëve duhet rishikuar.

Prej kohësh besoj se është e gabuar që t’i nxjerrim shpejt nga burgu kriminelët e rrezikshëm dhe të dhunshëm. Duhet ta lëmë këtë zakon dhe të zbatojmë dënimet e duhura, sidomos për terroristët. Këtë e pret edhe publiku,” tha Jonhson pas takimit me organet e sigurisë kombëtare.

Rëndimi i bilancit tragjik arriti të shmangej me ndërhyrjen e disa qytetarëve dhe të policisë. Ndërkohë në mbrëmje, një tjetër sulm me thikë u raportua në Holandë, përkatësisht në Hagë. Autori është shpallur në kërkim për plagosjen e tre të rinjve, por sulmi nuk është cilësuar ende terrorist./21Media

Back to top button