Artistja duket mjaft tërheqëse

Artistja duket mjaft tërheqëse

Genta Ismajli është njëra ndër artistet e njohura dhe mjaft të dashura për publikun. Këngëtarja shqiptare, krahas karrierës muzikore, aktive po tregohet edhe në rrjete sociale, ku po publikon pamje të ndryshme.

E kur jemi te këto të fundit, 35 vjeçarja pak më parë publikoi disa storie në instagram për 408 mijë ndjekësit e saj.

Në njërën prej tyre, Genta shihet duke e puthur në faqe një burrë, teksa nuk shkroi ndonjë mbishkrim rreth stories. Ndërsa, në disa storie tjera, Genta duket mjaft tërheqëse e veshur me fustan, shkruan rtv21.tv

Kujtojmë që projekti i fundit i Gentës është “Zjarr”, i cili është publikuar më 30 mars dhe deri tani në Youtube ka rreth 2 milionë klikime./21Media