Njihuni me “Denizin” e vërtetë

Njihuni me “Denizin” e vërtetë

E njohim si Denizi, i dashuri e më vonë bashkëshorti i Xhanusë në serialin “Paramparca”.

Kur u bë pjesë e kastit të kësaj telenovele, vëmendje tërhoqi edhe me bukurinë e tij. Një djalosh i gjatë më sy të kaltër,  i cili u shndërrua në simpati të shumë vajzave, shkruan rtv21.tv

E po jo kot ai është edhe model, pasi që gëzon tiparet për të pasur një profesion të tillë.

Ceyhun Mengiroglu duket shumë i ri në moshë, por aktori tani është gati t’i mbush 31 vjet. Ai u lind më 05. 12. 1986.

Pasi zhvilloi një karrierë të suksesshme në modelizëm , Mengiroglu si aktor u njoh më shumë tek roli i “Denizit” në “Paramparca”. Pas përfundimit të këtij seriali, ai mori ofertë për të qenë protagonist në një tjetër telenovelë , “Ruya”, ku aty luan përkrah aktores Hazal Filiz Kuçukose (Zejnepi nga Kara Sevda”)./21Media