Kush është fajtor që disa specialistë shëndetësorë janë të papunë?

Ligji thotë se specialistët duhet të punësohen brenda tre viteve pas specializimit

Mos sistemimi në vende të punës të specialistëve mjekësorë, sipas anëtarit të Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së Bekim Haxhiu, ka ndodhur për shkak të keqmenaxhimit në Ministrinë e Shëndetësisë ndër vite.

“Ky keqmenaxhim human përfshinë edhe atë punësimin e pakontrolluar të një pjesë të specialistëve në një Qendrën Klinike Universitare edhe mungesat e specialistëve të njëjtë në spitale regjionale, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Gjilan, Ferizaj e të tjerë. Pra njëkohësisht kemi specialistë pa punë dhe kemi kërkesë për punësim të specialistëve në spitalet regjionale dhe disa prej tyre edhe në Qendrën Klinike Universitare”, tha Haxhiu.

Ndërkaq në bazë të ligjeve në fuqi specialistët mjekësorë të cilët janë financuar nga Ministria e Shëndetësisë, duhet të punësohet brenda tre viteve pas përfundimit të specializimit.

Paragraf i 7 i nenit 72 të Ligjit për Shëndetësi thotë: Me qëllim të përmirësimit të kualitetit të punës në të tri nivelet e kujdesit shëndetësor; specialistët, specialistët e licencuar të cilët e kanë përfunduar shkollimin specialistik në bazë të kontratës me Ministrinë, do të punësohen nëpërmjet programit të veçantë të Ministrisë për periudhën prej tri (3) viteve./21Media

Back to top button