Loredana ia ka mbuluar fytyrën djalit pranë saj

Loredana ia ka mbuluar fytyrën djalit pranë saj

Rep-artistja e njohur kosovare, Loredana Zefi ka rrëmbyer vëmendje me një fotografi që ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, ku numëron dy milionë ndjekës.

Loredana ka ndarë me ndjekës një selfie, teksa krah saj shihet një burrë të cilit i ka mbuluar fytyrën, shkruan rtv21.tv

Dy ditë më parë Loredana konfirmoi ndarjen nga reperi i njohur, Mozzik.

Ajo përmes një postimi të gjatë në Instagram u shpreh që ata të dy  do të kenë një pushim si në jetën private ashtu edhe në biznes. Loredana po ashtu bëri të ditur se në turneun BONNIE & CLYDE do të performojë e vetme. “Tani e tutje, jam një nënë beqare, e cila vetëm më bën më të fortë. E vetmja gjë që më duhet është vajza ime Hana”, shkroi ndër të tjera këngëtarja krahas postimit të gjatë në gjuhën gjermane.

Më 18 dhjetor të vitit të kaluar Loredana dhe Mozzik janë bërë prindër për herë të parë të vajzës, Hanës.

Ndryshe,  Loredana Zefi në muajin maj zuri vend në mediat zvicerane si dhe ato kosovare, për shkak të akuzave të një çifti zviceran. Çifti zviceran e akuzuan reperen për mashtrim dhe zhvatje parash, por krahas gjithë këtyre ajo nuk u ndal. Së fundmi Loredana publikoi albumin e ri me titull “King Lori”, i cili po pritet shumë mirë nga publiku./21Media