Artisti me dedikim emocionues për vajzën

Artisti me dedikim emocionues për vajzën

Kantautori i njohur shqiptar, Alban Skenderaj vitin 2019 fillimisht e nisi duke shijuar suksesin e këngës “Nëntor, 26”, për ta vazhduar me publikimin e projektit më të ri muzikor që titullohet “Jetë”.

Kënga “Jetë” është publikuar më 5 shkurt dhe vetëm në versionin audio, e cila përkundër faktit që nuk është e shoqëruar me videoklip arriti të pëlqehet shumë nga publiku shqiptar, shkruan rtv21.tv

Përveç projekteve muzikore, Albani njihet edhe si njëri nga artistët që nuk heziton të publikojë fotografi familjare. Së fundmi në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 509 mijë ndjekës artisti ka ndarë një fotografi të tij me të bijën, Amelian.

Albani shihet teksa e mbanë vajzën në krahë, i cili nuk ka hezituar të shkruaj një dedikim emocionues për të.

Ajo është dielli im dhe shiu im. Ajo është lumturia ime dhe dhimbja ime. Ajo është dobësia ime dhe forca ime. Ajo është personi që më shtyn të jetojë përsëri”, ka shkruar Albani në mbishkrimin e imazhit.

Alban Skënderaj dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Miriam Cani e gëzuan epitetin e të qenurit prindër më 28 nëntor të 2015-së. Çifti u bënë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin Ameli.

Ameli

Të dy artistët herë pas here publikojnë fotografi me të bijën në rrjetet sociale, duke mos i kursyer për t’i shkruar fjalët më të mira dhe emocionuese për të, shkruan rtv21.tv

Related image

Related image

Image result for miriam cani me vajzen

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani kanë më shumë se 10 vjet që janë së bashku, mirëpo që dashurinë e tyre ende nuk e kanë kurorëzuar me martesë.

Miriami gjatë një interviste në vitin 2017, kur ishte pyetur se kur planifikojnë çifti të martohen, ishte shprehur se për shkak të angazhimeve që kanë ende nuk kanë caktuar ndonjë datë, por që një gjë e tillë do të ndodh së shpejti.

Image result for miriam cani alban ske

Image result for miriam cani alban ske

Image result for miriam cani alban ske

Kënga “Jetë” e publikuar më 5 shkurt të këtij viti deri më tani numëron mbi 1 milion klikime në kanalin Youtube./21Media