Kjo është mosha e ''Melekut'' nga seriali “Emri im është engjëll”

Kjo është mosha e ”Melekut” nga seriali “Emri im është engjëll”

Në ekranin e RTV21 ka filluar të transmetohet seriali turk “Emri im është engjëll”, serial ky i cili ka marrë vëmendje të madhe jo vetëm në Turqi por, edhe vendet tjera.

Shikuesit e serialit janë ata të cilët po e presin se si do të zhvillohet ngjarja tuje, shkruan rtv21.tv

Në rolin kryesor është “Meleku” emri i të cilës është Nehir Erdogan, e cila dëshiron të rindërtojë jetën e saj me familjen dhe fëmijët, por duke u përballu vazhdimisht me sfida të rënda.

Aktorja me rolin e saj arriti që shumë shpejt të pëlqehet, por kush është ”Meleku jashtë serialit”?

Nehir Erdogan është 39 vjeçare, ajo ka lindur në Izmir me origjinë është nga Malatya. Aktorja studioi në Universitetin Marmara, Fakulteti i Ekonomisë dhe Shkencave Administrative. Pastaj studioi në Institutin e shkencave sociale, radios, televizionit dhe kinemasë në të njëjtin universitet.

Para se të bëhej aktore ajo njihej si gazetare. Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi të aktores në përditshmëri që duket se e ka një stil krejt ndryshe nga ai që e shihni në serial.

Kujtojmë se, seriali transmetohet nga e hëna në të premtën duke filluar nga ora 20:00./21Media