Rreth veprimtarisë së Richard Grenell

Rreth veprimtarisë së Richard Grenell

Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, është emëruar nag presidenti, Donald Trump si i dërguar i administratës amerikane për dialogun Kosovë-Serbi.

Richard A. Grenell ka shërbyer si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani që nga 8 maji i vitit 2018.

Grenell është shkrimtar dhe komentues i politikës së jashtme dhe ka themeluar firmën ndërkombëtare konsultuese Capitol Media Partners në vitin 2010.

Për gati dy dekada ai ka shërbyer si këshilltar kryesor për komunikime për zyrtarët publikë në nivelin federal, shtetëror, lokal dhe ndërkombëtar, si dhe për kompanitë të ranguara në Fortune 200.

Grenell është personi që ka shërbyer më së gjati si zëdhënës i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara (2001 – 2008), dhe gjatë kësaj kohe ai ka punuar për katër ambasadorë.

Ai ka diplomuar në Evangel University dhe ka magjistruar në fushën e administratës publike në Fakultetin e Qeverisë John F. Kennedy të Universitetit të Harvardit.

Richard Grenell nga Kalifornia, do të shërbejë njëkohësisht si i Dërguar Special Presidencial për Negociatat Paqësore të Serbisë dhe Kosovës, dhe si Ambassador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën Federale të Gjermanisë.

Emërimin e Richard Grenell, si të dërguar të administratës amerikanë për dialogun Kosovë-Serbi e ka mirëpritur edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj si dhe krerët e tjerë shtetëror.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka ngecur qëkur Kosova ka vënë taksën 100% për prodhimet e importuara nga Serbia, në nëntor të vitit të kaluar./21Media