Në kohën e lirë “Nihanin” po e shoqëron një mace e lezetshme

Në kohën e lirë “Nihanin” po e shoqëron një mace e lezetshme

Neslihan Atagül Doğulu, aktorja e njohur turke ka fituar zemrat e shqiptarëve anë e mbanë me rolin e saj të “Nihanit”, si njëra ndër protagonistet e serialit shumë të ndjekur “Kara Sevda”.

Ani pse në serial kohëve të fundit po ndodhin disa situata tejet dramatike, përtej kësaj bote aktorja në jetën e përditëshme gjenë kohë për të kaluar me macen e saj, shkruan rtv21.tv

Ajo në InstaStory ka publikuar një video përmes së cilës mund të shihni se me sa dashuri po e trajton Neslihan, shoqëruesin e saj të veçantë.

Kujtojmë se “Kara Sevda” shfaqet çdo të mërkurë, enjte dhe premte në RTV 21 me fillim nga ora 20:00./21Media