Kandidatja e parë për kryeministre

Kandidatja e parë për kryeministre

Vjosa Osmani sot zyrtarisht është nominuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), për kryeministre në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen sivjet më 6 tetor. Kështu, LDK u bë partia e parë që nuk nominon kryetarin e saj për kryeministër.

Vjosa Osmani u lind në qytetin e Mitrovicës në vitin 1982. Shkollën fillore dhe atë të mesme, e përfundoi në qytetin e saj të lindjes. Studimet themelore në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet master dhe doktoraturën e përfundoi në Universitetin e Pitsburgut, në SHBA.

Më 27 gusht të vitit 2009, Vjosa Osmani ishte zgjedhur shefe e stafit të Presidentit të atëherëshëm të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.

37 vjeçarja për tri mandate ishte deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, me ç’rast në dy mandatet e fundit, ishte deputetja grua më e votuar në Kosovë.

Ajo është edhe profesoreshë në Universitetin e Prishtinës.

Kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani është e martuar dhe ka vajza binjake./21Media