Hope Hicks, zyrtarja më e re dhe më e paguar në Shtëpinë e Bardhë

Hope Hicks, zyrtarja më e re dhe më e paguar në Shtëpinë e Bardhë

Mediat amerikane ditëve të fundit i kanë kushtuar një hapësirë të madhe figurës së re në ekipin e presidentit Donald Trump. Ajo është punëtorja më e re dhe më e paguar në Uashington.

Bëhet fjalë për Hope Hicks, 28 vjeçare, e cila ka diplomuar në Universitetin e Metodikës dhe e cila është kryesuesja e tretë me radhë e shërbimit të Shtëpisë së Bardhë për marrëdhënie me opinionin publik.

Mediat amerikane raportuan se Trump ka një besim të madh te ajo, se respekton mendimin e saj dhe se Hicks gjatë muajve të fundit është shndërruar në faktor të rëndësishëm në përpilimin e politikës së Trumpit, shkruan rtv21.tv

Hicks ka qenë një nga njerëzit e parë që i është bashkuar fushatës së Trumpit, e më herët ka punuar si model, për tu zhvendosur më pas nga Konektikati në Nju Jork. Ajo rastësisht u lidh me të bijën e presidentit, Ivanka Trump.

Kjo mjaftoi që Trumpi të vëren potencialin e saj dhe të ftoi Hicksin në shtabin e tij, pikërisht në momentin kur ai bëri publike kandidaturën e tij për President.

Sipas burimeve të gazetës Uashington Post, Hicks për çdo ditë zhvillon nga disa biseda të mundimshme me Presidentin për strategjinë e tij mediatike. Përndryshe, ajo ka qenë femra e vetme, e cila ka qenë e përfshirë në formësimin e fushatës së presidentit të ri amerikan./21Media