VV e Albin Kurti të parët

VV e Albin Kurti të parët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve sipas së cilave Lëvizja Vetëvendosje është fituese e këtyre zgjedhjeve.

Sipas rezultateve përfundimtare kreu i VV-së ka marrë gjithsej 183 mijë 868 vota, ndërsa kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani ka marrë 176 e 188 vota, shkruan rtv21.tv.

Ndërsa, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, si kandidat për kryeministër i kësaj partie dhe bartës i listës ka marrë 146 mijë e 763 vota.  Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj nga AAK ka marrë 75 mijë e 917 vota.

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 26.159 % të votave, LDK ka fituar 24.458%, PDK 21.163%, AAK-PSD 11.477, Nisma 4.984% dhe Lista serbe 6.754 përqind.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë u mbajtën më 6 tetor në 38 komuna në 895 qendra të votimit me 2545 vendvotime./21Media