Gjatë emisionit “Prite të gjelbrën”, stafi i produksionit të RTV 21 e befasojnë Robin

Gjatë emisionit “Prite të gjelbrën”, stafi i produksionit të RTV 21 e befasojnë Robin

Emisioni “Prite të gjelbrën”  në RTV21, me moderator Robert Bojajn, rreth vetes mbledh shumë shikues të cilët përmes telefonatave dhe mesazheve diskutojnë për tema të ndryshme.

Në një nga edicionet e këtij emisioni i cili po shkonte “live”, kolegët e produksionit në RTV21 e befasuan moderatorin Bojaj. Papritur në ekran u panë duke hedhur valle. Kjo gjë u prit me të qeshura nga Robi , i cili për këtë gjest thotë se ia ka ndreq ditën.

Ndryshe “Prite të gjelbrën”,  transmetohet çdo ditë nga e hëna në të premten në Radio 21,  RTV 21 dhe RTV21 Plus me termin nga ora 9:00 deri në 11:00./21Media