Ekziston një bindje e përhapur në përgjithësi, se stresi është vetëm një mbingarkesë psikike. Mirëpo, kjo nuk është e vërtetë

Ekziston një bindje e përhapur në përgjithësi, se stresi është vetëm një mbingarkesë psikike. Mirëpo, kjo nuk është e vërtetë

Ekzistojnë edhe stresorë të tjerë. Siç janë stresorët biologjikë, ku bëjnë pjesë sëmundjet, dhimbjet, temperature e lartë e trupit. Po ashtu efektet e dëmshme të mikroorganizmave, toksinat, alergjitë dhe mbingarkesat e tjera fizike.

Cilët janë faktorët kryesor të stresit?

Në grupin e stresorëve kimikë bëjnë pjesë ndotja e ajrit dhe mjedisit me mbeturina industrial, aditivët e industrisë së ushqimit, ilaçet, drogat e lëndët e ndryshme kimike, siç janë tymi i cigares, smogu dhe alkooli.

Ndër stresorët fizikë bëjnë pjesë “sulmet: ndaj shikimit, drita artificiale dhe ndotja, ndaj dëgjimit, pra zhurma, ndaj shqisave, vibrimet apo ndaj acarit, ngrohjes së tepërt, valët elektromagnetike, valët ultravjollcë etj.

Ndër stresorët sociale bën pjesë, për shembull, humbja e vendit të punës.

Për shumicën e stresorëve shpjegimi as që nevojitet.

Ndër burimet themelore të stresit të vazhdueshëm dhe të përsëritshëm janë disa arsye. Si mbi ngarkesa në vendin e punës apo në shtëpi, presionet e vazhdueshme, tensionet dhe konfliktet në jetën e përditshme, menaxhimi i detyrimeve shtëpiake apo zyrtare, frika dhe tensionet në familje dhe punë, ndjenja e kërcënimit, vetmia, harresa, xhelozia dhe shumë faktorë të tjerë.

Ritmi i shpejtë i jetës, mungesa e vazhdueshme e kohës, bombardimi me informacione, mënyra e shpejtë e komunikimit, lufta për të ardhura material, puna, problemet financiare, mungesa e vazhdueshme e kohës për qetësi emocionale dhe fizike.

Si dhe për argëtim, mungesa e kohës për aktivitet të rregullt fizik. E mungesa e kohës për familjen, për miqtë dhe për argëtimin tonë, mbështetja shumë e vogël emocionale dhe sociale, mungesa e kohës për aktivitet të lirë, për gjumë të mjaftueshëm, dhe për rifreskimin e mendjes dhe të trupit.