Fermerët do të kenë mundësi t'i plasojnë produktet e tyre bujqësore

Fermerët do të kenë mundësi t’i plasojnë produktet e tyre bujqësore

Platforma BUJKU është krijuar me qëllim që t’i mundësojë të gjithë komunitetit të fermerëve dhe prodhuesve që t’i promovojnë produktet e tyre. Kjo është një mundësi e mirë për çdo fermer pavarësisht vendit se ku ai ndodhet, që përmes aplikacionit të ketë mundësi të lidhet direkt me blerësit potencial si dhe anasjelltas.

Për të diskutuar lidhur me këtë aplikacion në emisionin “BonBon” të ftuar ishin Kaltrina Azemi, themeluese e aplikacionit dhe Kreshnik Domi, menagjer i projektit.

Kreshnik Domi tha se nga kjo platformë do të përfitojë krejt Kosova, por me theks të veçantë njerëzit që mirren me agrobiznes.

Domi tha se në një ekonomi moderne komunikimi është ndër pikat kulminante dhe është shumë e rëndësishme posedimi i informatave dhe pikërisht duke e parë mundësinë për me bo plasimin e kësaj kësaj informate sa më të lehtë kemi vendosur për përkrahjen dhe bashkëpunimin me aplikacionin BUJKU.

Ndërsa Kaltrina Azemi tha se  problemet që i ka hasur në teren e ka shty që të merret me këtë lami.

Ajo tha se në këtë aplikacion të gjithë fermerët dhe bujqit e thjeshtë do të mund të kenë informacione gjithashtu do të kenë mundësi t’i plasojnë produktet e tyre bujqësore.

Aplikacioni në versioni android është i kompletuar ndërsa është në përfundim e sipër në versionin IOS ndërsa fermerët dhe të gjithë ata  që janë të interesuar që ta kenë këtë aplikacion mund ta shkarkojnë në Webfaqen e Valës dhe kjo mund të bëhet nëse ata kanë një numër të Valës./21Media