Kush po interesohet për blerjen e Telekomit

BERZH ofron asistencë për Telekomin

Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka bërë të ditur se katër kompani kanë shprehur interes për Telekomin e Kosovës.

“Tutje, kjo procedurë ka filluar marrë në konsideratë që deri më tani, të paktën 4 kompani nga vende të ndryshme të BE dhe SHBA, kanë shprehur interes për marrjen e pjesshme ose të tërësishme në pronësi të ndërmarrjes Telekomi i Kosovës.”, thuhet në njoftimin e MZHE-së.

Po ashtu kjo ministri ka njoftuar se procesi i privatizimit do të iniciohet pasi që të përfundon procesi i ristrukturimit.

Për të ndihmuar të rritet vlera e Telekomit MZHE ka bërë të ditur se është kërkuar ndihmë nga Banka Europinane për Rindërtim dhe Zhvillim

“Në bashkëpunim me Bordin e Drejtorëve, si Ministër përgjegjës për Ndërmarrjet Publike, kam kërkuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) që të ofroj asistencë teknike (në formë të grantit) për fazën e ristrukturimit dhe ripozicionimit të kësaj ndërmarrje. Në kërkesë, kam potencuar faktin se Qeveria e Kosovës, në bazë të planit të saj qeverisës, parasheh privatizimin e kësaj ndërmarrje. Gjithashtu, kam bërë të qartë se para gjithsecilit vendim të privatizimit, përmirësimi i përformancës së ndërmarrjes si dhe praktikave brenda saj është prioritare dhe do i paraprije çfarëdo procesi tjetër. ”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Tutje është bërë e ditur se BREZH ka aprovuar kërkesën e ministrit për asistencë.

“BERZH më është përgjigjur pozitivisht, në të cilën shprehet gatishmëria e tyre për të: ofruar asistencë teknike në fazën e ristrukturimit, ofrimin e një kredie deri në 25 milion euro si dhe hartimin e një dokumenti mbi hapat që duhet të ndjekë Qeveria e Kosovës për privatizimin e kësaj ndërmarrje, i cili ndër të tjera bazohet në principet si në vijim: vlerësimin e drejtë të secilës ofertë për privatizim të Telekomit, përkushtim dhe transparencë në këtë proces, inkurajim të konkurrencës si dhe rishikim të proceseve dhe strukturave brenda Telekomit të Kosovës.”, ka njoftuar MZHE. /21Media

Back to top button