LDK e VV në një takim të papritur

LDK e VV në një takim të papritur

Pak orë pasi LDK zyrtarizoi kandidatin për kryeministër të Kosovës, drejtues të kësaj partie janë duke zhvilluar një takim me krerët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Siç merr vesh kallxo.com në këtë takim të pranishëm janë kryetar i LDK-së, Isa Mustafa dhe e nominuara për kryeministre, Vjosa Osmani.

Ndërsa, nga Vetëvendosje në këtë takim janë kryetari Albin Kurti si dhe Besnik Bislimi dhe Glauk Konjufca.

Kontaktet mes LDK-së dhe Vetëvendosjes janë shpeshtuar javëve të fundit. Asnjëra parti nuk e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni parazgjedhor në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 6 tetor.

Takimi është duke u zhvilluar edhe në këto momente.