Blerona edhe Visari marrin një ofertë fantastike

Blerona edhe Visari marrin një ofertë fantastike

Dy nikoqirëve të emisionit veror “21 Gradë” në RTV21, Blerona Zeqirit dhe Visar Kalludrës iu është bërë një premtim publik nga këngëtari Gentian Gojani.

Ai është zotuar se do të këndojë gratis në dasmat e Visarit dhe Bleronës, madje kësaj të fundit me shaka i ka premtuar se “do ja gjejë edhe një djalë”, shkruan rtv21.tv.

“Shikues të dashur unë publikisht po e ceki nëse Visari do të martohet shumë shpejt dasmën e ka gratis, nëse vendos me na marr neve, edhe nëse Blerona vendos me u martu dasmën e ka gratis plus edhe një bakshish”, tha ndër tjerash Gojani.

Këto zotime ai i bëri pas pyetjes së Bleronës se sa paguhen nëpër dasma, Gentiani duke mos dhënë një përgjigje konkrete dha këtë premtim për nikoqirët e “21 Gradë”./21Media