88 deputetë votuan pro shpërndarjes së Kuvendit

88 deputetë votuan pro shpërndarjes së Kuvendit

Deputeti Milaim Zeka, derisa ka qenë mjaft kritik në këtë legjislaturë ndaj Qeverisë së Kosovës, kryetari i partisë më të re në Kosovë, sot votoi kundër shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, i cili ishte i vetmi deputet kundër shpërndarjes.

Ndërsa, kanë abstenuar dy deputetë të PDK-së, Ganimete Musliu dhe Zenun Pajaziti. Po ashtu edhe deputetja tjetër e PDK-së Sala Berisha Shala s’ka marrë pjesë fare në votim, sikur edhe disa deputetë të tjerë nga Grupi 6+.

Derisa munguan deputetët e Listës serbe në këtë seancë, në sallë ishin 106 deputetë, 89 ishin pro, një kundër dhe dy abstenime. Më poshtë mund të gjeni listën e votimeve në Kuvend. Në listë janë 105 vota, por që një deputet ka votuar me dorë, jo në mënyrë elektronike.