Ligji pezullohet deri në muajin shkurt 2020

Ligji pezullohet deri në muajin shkurt 2020

Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar deri në muajin shkurt zbatimin e Ligjit për Pagat e zyrtarëve publikë.

Sipas kërkesës së Avokatit të Popullit kundër Ligjit për Pagat, pas ankesave të sindikatave të disa ndërmarrjeve publike Gjykata Kushtetuese vendosi sot për pezullimin e zbatimit të këtij
Ligji deri më 28 shkurt e po ashtu deri në këtë datë Kushtetuesja vendosi që të miratojë masën e përkohshme .

“Gjykata vendosi njëzëri që: I. TË MIRATOJË masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 28 shkurt 2020, nga data e nxjerrjes së këtij vendimi; II. TË PEZULLOJË MENJËHERË zbatimin në tërësi të Ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publik, në kohëzgjatje të njëjtë”, thuhet në njoftimin e Kushtetueses.

Ligjin për Pagat e kishin kundërshtuar Sindikatat e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), KOSTT-it dhe Telekomit të Kosovës , për shkak të pakënaqësive me koeficientin e pagave të punëtorëve të këtyre ndërmarrjeve. Ligji për Paga ishte paraparë që të hynte në fuqi me një dhjetor 2019./21Media