Aliu thotë sekKushtëzimet e vështirësojnë arritjen e një marrëveshjeje VV-LDK

Aliu thotë sekKushtëzimet e vështirësojnë arritjen e një marrëveshjeje VV-LDK

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu në një konferencë për media deklaroi se janë duke bërë përpjekje që të bëhet një koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Por, sipas tij, kushtëzimet janë të dëmshme dhe nuk ndihmojnë në arritjen e një marrëveshje për koalicion.

“Ne jemi të sinqertë dhe jemi duke punuar duke bërë përpjekje që të bëjmë koalicion. Një përpjekje të tillë nuk e kemi ndalë prej kohësh gati 1 vit po bëhen. Natyrisht për një përpjekje të tillë duhet të ketë parasysh që kushtëzimet janë të dëmshme, kushtëzimet e dëmtojnë mundësinë që të ketë koalicion. Nga ana tjetër Vetëvendosje është mjaft komode që të kandidojë edhe e vetme. Pra në këto takime që nuk janë të fundit ne do të jemi mjaft të sinqertë dhe shpresoj që të ketë edhe rezultat për çka jemi duke u përpjekur që një kohë të gjatë”, tha Aliu.

Ai tha se palët duhet të ulen dhe të flasin sinqerisht dhe t’i heqin kushtëzimet nëse shpresohet për një marrëveshje.

“Ma zbehin besimin kushtëzimet si mua si të tjerëve në Vetëvendosje…veprimi i njëanshëm ka qenë dëmtues.. përderisa mos të ulemi dhe t’i qesim gjërat në tavolinë dhe të flasim sinqerisht dhe të heqim kushtëzimet është vështirë që të ketë”, ka thënë Aliu.

Kujtojmë se nesër është afati i fundit ku partitë politike duhet të vendosin për koalicionet parazgjedhore. Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 6 tetor të këtij viti, fushata zgjedhore do të zgjasë 10 ditë nga 25 shtator deri më 4 tetor./21Media