Dekreti i Presidentit do të jetë pika e parë e rendit të ditës

Dekreti i Presidentit do të jetë pika e parë e rendit të ditës

Konferenca e Kryetarëve miratoi mocionin me debat të kërkuar nga Partia Socialiste, në lidhje vendimin e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për tërheqjen e dekretit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Mocioni me debat i kërkuar nga socialistët do të përfundojë me miratimin e një rezolute për shkarkimin e presidentit. Gjatë seancës së të enjtes pritet të debatohet rreth 5 orë për mocionin.

Mazhoranca e cilësoi dje vendimin e Metës një akt të pavlefshëm në tejkalim të kompetencave./21Media