Kryeministri, Zoran Zaev, sot para Parlamentit i mbrojti propozimet për ministra të ri në Qeveri

Kryeministri, Zoran Zaev, sot para Parlamentit i mbrojti propozimet për ministra të ri në Qeveri

Kryeministri Zaev e propozon Nina Angellkovskën për ministre të financave dhe Hysni Xhemailin për ministër pa resor të angazhuar për përmirësim të klimës investuese. Kryeministri tha se dy ministrat e ri i vlerëson si përforcim serioz të kapaciteteve të qeverisë.

“Unë shpresoj se këto dy kuadro, përveç nderin që Parlamenti ua jep të udhëheqin, do ta punojnë punën e tyre me dashuri, të bindur se me të vërtet kjo është periudhë e veçantë, e papërsëritshme për vendin tonë, kur do të integrohet në BE dhe NATO dhe do të japin impakt serioz para se gjithash në ekonomi”, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Por ky propozim i Qeverisë, shkaktoi reagime të forta te opozitës. Deputeti Ilija Dimovski, bëri krahasim mes gjendjes së Qenërisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja pas publikimit të ashtuquajturave bomba dhe gjendjen e tanishme në Qeverisë pas publikimit të aferës. Ai kërkoi dorëhiqen e kryeministrit.

“Hajde ta  ndjekim Austrinë, afër  e kemi. U paraqit edhe një incizimi i vetëm për zëvendës kryetarin e Qeverisë, shteti shkoi në zgjedhje. Zoti Zaev është koha që ju të mbani përgjegjësi morale dhe politike, por për të mirën e shtetit, është koha që kjo agoni politike të mbaroj”, tha Ilija Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE-së,

Por kryeministri doli me replikë. Në qeverisjen tuaj, kam dëgjuar mjaft në bombat, tani unë personalisht kam paraqitur aferën “REKET”.

“Në atë kohë ka ndodhur, pushteti i atëhershëm të ruaj televizionin për shkak se është qeveritar. Një pjesë e kryesisë së qeverisë i mbledhnin paratë, ndërsa të tjerët heshtnin. Unë jam një nga ata që ka dëgjuar gjithçka. Tani, për dallim të asaj kohe kryeministri është denoncues. Prokuroria të punojë dhe përmes hetimeve t’i dëshmojë faktet”, tha Zaev.

Deputeti Misovski rikujtoi për njërën nga bombat e LSDM-së ku dëgjohet ish ministri i Financave Zoran Stavrevski, si flet duke thënë se Gruevski, e kërkoi të bëjë një punë jo ligjore që ka të bëjë kredi prej disa milionëve.

“Mund të paramendoni çfarë do ti ndodhte  ministrit të mëparshëm Zoran Stavreskit, kur në vend që t’i vijë që celularin t’ia përplasë për koke kumbares së tij, këtë ta denonconte në Prokurori. Nuk e di çfarë do t’i ndodhte atij. Paramendoni Stavreski të denonconte  se kumbarja dhe kryeministri i atëhershëm i ka kryer presion për shembull për të blerë një abazhur për Pallatin e bardhë që kushton 100 000euro. Unë e kam shumë të qartë, por kjo është ndjenja ime personale”, u shpreh Goran Misovski, deputet i PRSD.

Menjëherë replikoi koordinatori i VMRO-DPMNE-së.

“Kjo më shumë më ngjan në ajvar i llojit “Mamas”. Është vështirë të thuhet çfarë përmban brenda, aq është e vështirë që nuk mund teknologët tonë nga Prokuroria të zbulojnë, andaj duhej teknologë të huaj nga Italia, ekspert për brumëra të intervenojnë që të dimë çfarë ndodh”, theksoi Nikolla Micevski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se politikat ekonomike të qeverisë po japin rezultate. Ai tha se të ardhurat nga tatimi personal janë rritur për 15.6 për qind. Për zgjedhjen e ministrave në Kuvend duhet 61 vota nga deputet.