Kuvendi e konstatoi dorëheqjen e Zaevit
Përplasje mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e ka konstatuar dorëheqjen e Zoran Zaevit nga posti i kryeministrit, të cilën e dha sot paradite.
Deputeti i VMRO-DPMNE-në, Nikolla Micevski gjatë fjalimit të tij në foltoren e Kuvendit, kërkoi që Zaevi dorëheqjen ta arsyetonte në seancë plenare, pasi siç tha ai, “t’i tregonin popullit, se asgjë nuk është bërë nga ai dhe partnerët e tij, nga programi “Jetë për të gjithë”.
Konstatimin e dorëheqjes, Micevski e sheh “si kohë kur u rrëzua Janeva dhe do të rrëzohet edhe LSDM-ja nga pushteti”.
Ndaj tij ka reaguar edhe Jovan Mitrevski nga shumica parlamentare. Ai ka shprehur se “nuk i besohet se si vetëm përmendet Zaev, Zaev”.
Ai ka dërguar kritika deri te VMRO-DPMNE-ja që nuk po arrin ta kuptojë realitetin, se “Hristijan Mickoski (lideri aktual) ende janë realizues të urdhrave të Nikolla Gruevskit (ish liderit)”.
Konstatimi i dorëheqjen vjen në kuadër të formimit të Qeverisë teknike që duhet të ndodh deri në mesnatë të ditës së sotme./TV21