Kuvendi: Hilet rreth një ligji!

Mungesa e kuorumit në Kuvendin e Kosovës për disa herë rresht që t’i iket miratimit të ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale po vlerësohet se nuk është e rastësishme. Një ndër arsyet që deputetët nuk po e përkrahin këtë ligj po shihet hedhja poshtë e propozimit për shkurtimin e kohëzgjatjes së vuajtjes së dënimit për të burgosurit, sidomos, për ata të profilit të lartë.
Tash kur seanca e radhës është caktuar për t’u mbajtur javën e ardhshme, përfaqësues të koalicionit janë optimist se ky projektligj do të kalojë./21Media

 

Back to top button