Filloi seanca plenare e Kuvendit

Filloi seanca plenare e Kuvendit

Kuvendi i Kosovëspas gjysmë ore vonesë filloi të mbajë vazhdimin e seancës plenare, ku janë paraparë të mbahen edhe dy interpelanca.

Seanca e paraparë të fillojë në orën 10:00, filloi rreth orës 10:30.

Me kërkesën e Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate do të mbahet interpelanca me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.

Me kërkesën e këtij grupi, gjithashtu do të mbahet edhe interpelanca e dytë me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Kujtojmë se në seancën e së hënës, në mungesë të deputetëve, nuk është arritur që të votohen edhe disa projektligje. /21Media