Deputetët e mbijetuar të masakrës kërkuan dënimin e kriminelëve

Deputetët e mbijetuar të masakrës kërkuan dënimin e kriminelëve

Me seancë të veçantë Kuvendi i Kosovës përkujtoi 20-vjetorin e masakrës së burgut të Dubravës, ku u vranë rreth 160  shqiptar të burgosur dhe u plagosën 300 të tjerë.
Deputetët e mbijetuar nga masakra e Dubravës, Nait Hasani, Rasim Selmanaj e Liburn Aliu, treguan emrat e përgjegjësve të këtij krimi duke kërkuan dënimin e tyre. Ata theksuar se që dy dekada asnjë qeveri dhe as institucionet e drejtësisë nuk e kanë çarë kokën për masakrën e Dubravës.
Kryeparlamentari, Kadri Veseli, tha se është koha që të drejtohet gishti kah Serbia për të kërkuar drejtësi e jo vetëm të numërohen plagët./21Media