Kuvendi Komunal i Prishtinës mban mbledhje për ndërtimet në Badovc

Mbledhja fillon në ora 10:00

Kuvendi Komunal i Prishtinës sot në orën 10:00 do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme. Kjo mbledhje e thirrur nga partitë opozitare do të ketë një pikë të vetme të rendit të ditës ndërtimet në Badovc.

Ndërtimet në Badovc kanë ngjallur shumë reagime nga qytetarët të cilët kundërshtojnë ato.

Edhe subjektet politike Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë mbajtur konferenca për shtyp ku kundërshtuar ndërtimet në liqenin e Badovcit, ndërsa një konferencë e kanë paralajmëruar për sot edhe asambleistët e LDK-së./21Media

Back to top button