Kuvendi mbyll punimet e seancës së jashtëzakonshme

Asnjë deputet në sallë

Kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti i shpalli të mbyllura punimet e Kuvendit për seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga VV dhe LDK për draft marrëveshjen për dialogun me Serbinë.

“Kryetari ka dhanë pauze gjysmë ore dhe deputetet s’kanë ardhur, unë e shpalli seancën te mbyllur”, tha Haliti.

Asnjë deputet nuk ishte në sallë edhe pse kryetari, Kadri Veseli kishte bërë të ditur që seanca do të fillojë pas 30 minutash. Në këto rrethana nënkryetari Haliti tha se seanca shpallet e mbyllur.

Kjo seancë ishte paraparë të mbahet në orën 10:00, por që nuk kishte filluar punimet as tani pas 3 orësh.

LDK e VV paraprakisht kanë mbajtur një konferencë për media në të cilën kanë adresuar kritika për mospjesëmarrjen e mazhorancës në këtë seancë./21Media

Back to top button