Kuvendi miratoi projektrezolutën për bisedimet me Serbinë

Rezoluta u miratua me 59 vota pro, asnjë kundër dhe 2 abstenime

Kuvendi i Kosovës në seancën e jashtëzakonshme miratoi projekt-rezolutën për bisedimet me Serbinë. Projekt-rezoluta e hartuar nga Partia Sociale-demokratike dhe NISMA Socialdemokrate ka marr votat e 59 deputetëve të Kuvendit të Kosovës asnjë kundër dhe dy abstenime. Në këtë projekt-rezolutë thuhet se procesi i dialogut me Serbinë do të jetë i pranueshëm vetëm nëse përfundimi i tij do të rezultojë në njohje të ndërsjellë të shtetësisë nga palët e përfshira në Proces, anëtarësim të Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe zotim të verifikueshëm për përshpejtimin e proceseve integruese të Kosovës në BE dhe NATO./21Media

 

Back to top button